Të gjithë arkitektët, zejtarët, ekspertët e trashëgimisë kulturore, profesionistët, vullnetarët, institucionet publike /private dhe komunitetet lokale më të pasionuar të Evropës, kanë tashmë mundësinë të bëhen të njohur për arritjet e tyre.

Duke qënë ndër çmimet europiane më të spikatura në fushën e trashëgimisë kulturore, Çmimet Vjetore për Trashëgiminë Evropiane identifikojnë dhe promovojnë praktikat me të mira në ruajtjen dhe forcimin e trashëgimisë kulturore, të prekshme dhe të paprekshme; stimulojnë shkëmbimin ndërkufitar të njohurive në të gjithë Evropën ; rrisin ndërgjegjësimin e publikut dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore të Evropës dhe inkurajojnë nisma të shkëlqyera të mëtejshme përmes fuqisë së shembullit.

Çmimet vlerësojnë projektet më të mira që kanë të bëjnë me ruajtjen trashëgimisë kulturore, kërkimet inovative, përkushtimin e gjatë të profesionistëve dhe vullnetarëve për trashëgiminë, dhe nismat e jashtëzakonshme realizuara lidhur me sensibilizim, trajnimin dhe edukimin në këtë fushë.

Në vitin 2021, do të akordohen deri në 30 çmime për arritje të mrekullueshme të trashëgimisë nga e gjithë Evropa. Nga këto, 4 fitues do të marrin «Çmimin e Madh » me një vlerë monetare 10,000 Euro. Një fitues do të përfitojë gjithashtu « Çmimin e Zgjedhjes Publike » i dalë nga votimi online të realizuar nga Evropa Nostra, Zëri Evropian i Shoqërisë Civile i përkushtuar për Trashëgiminë Kulturore.

Gjithashtu, në aplikimet e paraqitura, dy çmime speciale ILUCIDARE do të jepen gjithashtu për ekseplencë në inovacion orientuar nga trashëgimia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Çmimet për Trashëgiminë Evropiane / Çmimet Evropa Nostra të cilat janë shpallur në 2002 dhe janë udhëhequr nga Europa Nostra qysh atëherë, janë mbështetur nga programi i Evropës Creative të Bashkimit Evropian. Çmimet speciale ILUCIDARE mbështeten nga Programi i Kërkimit dhe Inovacionit Horizon 2020 i Bashkimit Evropian.

Çmimet u kanë sjellë përfitime të mëdha fituesve, të tilla si ekspozimi më i madh (ndër) kombëtar, rritja e numrit të vizitorëve dhe financimi i mëtejshëm.

Dorëzoni aplikimin tuaj dhe ndani tregimet tuaja të suksesit në të gjithë Evropën!

Formulari i aplikimit dhe udhëzimet i gjeni në web: www.europeanheritageawards.eu
Afati i fundit për dorëzime: 1 Tetor 2020 (data e dërgimit)

Europa Nostra gjithashtu do të organizojë një webinar për përgatitjen e një aplikimi të suksesshëm, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, 9 korrik nga ora 17:00 deri në orën 18:00. Regjistrimi për webinar në linkun:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSek8KN1uN-W9WFnTm…/viewform

Për më tepër rreth thirrjes shikoni linkun:

https://www.europanostra.org/european-heritage-awards-europa-nostra-awards-2021-open-for-submissions/?fbclid=IwAR3w73sMOGfNTQi2T5jp3O5MgTV8sxiTzJeyWhtk4kWAPCG6Wc4XTQ0Ic1o

Capture