(2022)

 

UNIVERSITETI I TIRANËS

1- Titulli: Ngritja e Laboratorit të Analizave të Materialeve dhe Teknologjive në Arkeologji dhe trashëgimi Kulturore.
Fusha: Shkenca sociale dhe albanologjike
Drejtues i projektit: Prof. Dr. Lorenc Bejko
Fondi i financuar nga AKKSHI: 10,942,800 Lekë

Qëllimi: Ky projekt synon ngritjen e një infrastrukture analizash laboratorike duke sjellë një impuls të drejtpërdrejtë në kërkimin shkencor dhe aplikimin e rezultateve në praktikën konservuese/ restauruese në vend. Projekti kontribuonë në zgjerimin e aftësive kërkimore të një rrethi të gjerë studiuesish (përfshirë ata universitarë dhe të institucioneve qendrore dhe periferike të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore) dhe të pasurojë ndjeshëm tematikën e njohurive për të kaluarën e lashtë të Shqipërisë. Gjithashtu rritë ndjeshëm aftësitë edukuese të Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore për formimin sa më të plotë dhe konkurues në tregun e punës të studentëve të të gjitha niveleve.

Ky projekt i jep një impuls ruajtjes dhe promovimit të vlerave të Trashëgimisë Kulturore.

Përfituesit: 430 persona janë përfitues nga ky projekt, ku përmendim studiues, specialist të fushës dhe studentët e nivelit bachelor dhe master, si dhe një numër i madh studiuesish të institucioneve të Arkeologjisë dhe Trashëgimis Kulturore në Shqipëri, dhe të gjithë anëtarët e komunitetit të siteve arkeologjike.

2- Titulli: Ngritja e Laboratorit të Spektroskopisë Raman për studimin e mikroplastikave në ekosistemet detare dhe të ujërave të ëmbla.
Fusha: Biodiversiteti dhe Mjedisi
Drejtues i projektit: Prof. Dr. Fatos Ylli
Fondi i financuar nga AKKSHI: 17,640,000 Lekë

Qëllimi: Ky laborator ka në fokus studimin e mikroplastikave në ekosistemet detare dhe në ujëra të ëmbla, ku përfshin analizën shkencore të: rezultateve të marra nga monitorimi i kampionëve, duke përdorur metoda analitike dhe spektroskopike, vlerësimi lidhur me burimet e ndotjeve dhe ndikimi në jetën e përditshme.

Përfituesit: Përfituesit direkt të këtij projekti do të jenë punonjësit mësimor-shkencorë dhe      studentët e Universitetit të Tiranës e Universitetit Politeknik. Një numër i madh studentësh nga degët e fizikës, kimisë, kimisë industriale e mjedisore, kimisë ushqimore, biologjisë, bioteknologjisë të FSHN, UT dhe nga degët e inxhinierisë fizike, inxhinierisë së mjedisit të UPT do të realizojnë praktika laboratorike, punime cilësore të diplomave Master Shkencor dhe studime në kuadrin e Doktoratës pranë Laboratorit të Spektroskopisë Raman të ngritur në IFBZ.

Përftues të tjerë janë industria e prodhimit të materialeve plastike dhe industria e përpunimit të mbetjeve urbane dhe industriale. Do të rriten kapacitet analitike të IFBZ, UT dhe do të mundësojë një bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe muzetë e vendit.

 

3- Titulli: Pasurimi i Laboratorit të Kulturave in vitro, FSHN, UT në shërbim të prodhimit masiv e cilësor të kulturave dru-frutore të kërkuara nga fermerët.
Fusha: Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
Drejtues i projektit: Prof. Asoc. Valbona Sota
Fondi i financuar nga AKKSHI: 3,468,000 Lekë

Qëllimi: Ky laborator do të sigurojë futjen në përdorim të teknikave, protokolleve, metodologjive të avancuara për prodhimin masiv të kultivarëve të rinj (dru-frutorë, bimë         aromatiko-mjeksore, hardhi, etj) dhe do të sigurojë pastërtinë nga viruset e bakteret patogjenike përmes kontrollit me metoda molekulare. Gjithashtu do të krijojë dhe të fuqizojë ura bashkëpunimi me fermerë të suksesshëm.

Përfituesit: Rreth 40 individë nga stafi akademik i Departamentit të Bioteknologjisë dhe departamenteve të tjera të FSHN, me të cilët ekziston bashkëpunim shkencor, rreth 370 individë studentë në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale, 5-10 studentë doktorant, 5 kërkues shkencorë të stafit të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësorë, Vlorë, si dhe fermerëve dhe agrobizneseve.

 

4- Titulli: Fuqizimi i infrastrukturës laboratorike në biologjinë e ruajtjes, FSHN, UT
Fusha: Biodiversiteti dhe Mjedisi
Drejtues i projektit: Prof. Aleko Miho
Fondi i financuar nga AKKSHI: 20,400,000 Lekë

Qëllimi: Ky laborator sjell fuqizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës laboratorike në biologjinë e ruajtjes, FSHN, UT, e cilësisë së punës kërkimore të stafit akademik me           studentë diplomantë master dhe doktorantë në biologjinë e ruajtjes në fushat: Algalogji dhe Ekologji ujore, në vlerësimin e gjendjes ushqyese, algave helmuese, dhe cilësinë biologjikë të ujërave sipërfaqësore shqiptare; Taksonomi, Florë dhe bimësi e Shqipërisë dhe Ekologjisë bimore, përfshirë këtu edhe palinologjinë e bimëve të rralla dhe kërcënuara, makrofitet ujore dhe myshqet; Zoologji invertebrore, zooplankton, zoobentosin (mejobentos, makroinvertebrorë), përfshirë këtu dhe cilësinë biologjikë të ujërave sipërfaqësore shqiptare.

Përfituesit: Stafi akademik i Departamentit të Biologjisë prej 20 personash, rreth 30 studentë në vit të MSc. Biologji e Mjedisit dhe studentë të mundshëm doktoratë në fushat e Biologjisë së Ruajtjes, në zbatim të Projekteve të tyre kërkimore në këto fusha.

 

5- Titulli: Pajisja e Laboratorit të Akuakulturës, UT në shërbim të mësimdhënies cilësore dhe përparimit të teknikave të kërkimit në bioteknologji.
Fusha: Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
Drejtues i projektit: Prof. Asoc. Dr. Rigerta Sadikaj
Fondi i financuar nga AKKSHI: 5,161,300 Lekë

Qëllimi: Përmirësimi i infrastrukturës së Laboratorit të Bioteknologjisë Detare-Akuakulturës për një mësimdhënie më cilësore, kërkim shkencor të avancuar dhe aplikime në  shërbim të bizneseve në marikulturë.

Përfituesit: Stafi akademik dhe ndihmës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (30 persona), si dhe studentë të programit master në Bioteknologji, rreth 10 studentë/vit          akademik dhe studentë nga departamente me veprimtari analoge sipas kërkesave respective.

Përfituesit indirektë: Biznese të Akuakulturës/marikulturës së paku nga katër përfaqësues prej çdo rajoni bregdetar të vendit, Autoritetet Lokale të angazhuara me problemet e Peshkimit -Akuakulturës-Mjedisit detar.

R. Sadikaj
R. Sadikaj 2

 

6- Titulli: Studimi i mykotoksinave në drithëra të prodhuar në Shqipëri. Vlerësimi i rrezikut të kontaminimit, dhe ekspozimit të popullatës.
Fusha: Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
Drejtues i projektit: Prof. Dritan Topi
Fondi i financuar nga AKKSHI: 8,561,200 Lekë

Qëllimi: Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një laboratori kërkimor mbi ndotësit kimikë në ushqime, ku përfshihen kontaminantë kimikë me origjinë natyrore, apo të ndryshme. Ky grup kërkimor do të mbulojë çështje me interes në sigurinë ushqimore dhe synon të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e produkteve ushqimore dhe si rrjedhim edhe të jetës së qytetarëve në vendin tonë.

Përfituesit: Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë do të jetë 6 (gjashtë)- nga të cilët 2 janë pedagogë, 2 studentë doktorantë, të cilët do të regjistrohen në vijim, dhe dy kërkues shkencorë të atashuar pranë grup-lëndës së Kimisë Organike.

Përfitues indirektë të këtij projekti janë fermerët e mëdhenj prodhues të drithërave në vendin tonë, Industria e përpunimit të drithit, industria e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Po ashtu edhe industria ushqimore në përgjithësi e cila has problematika me kontaminimin nga këto kontaminantë natyrore.

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

7- Titulli: Ngritja e Laboratorit për Vlerësimin e Cilësisë së Ujërave (LVCU) pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Fusha: Biodiversiteti dhe Mjedisi
Drejtues i projektit: Dr. Romina Koto
Fondi i financuar nga AKKSHI: 10,604,035 Lekë

Qëllimi: Laboratori ka si qëllim të rrisë kapacitetet për vleresimin e cilësisë së ujërave me synim ruajtjen e burimeve ujore nga degradimi, përmirësimin e cilësisë së ujërave, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit human. Të ofrohet si qëndër trajnimi për nevoja të monitorimit të cilësisë së ujërave si dhe synimi për tu bërë qëndër reference e kërkimit dhe transferimit të njohurive në fushën e vlerësimit të cilësisë së ujërave.

Përfituesit: Rreth 20 studentë doktorature në vit, 100 studentë në Master Shkencor, trajnimi i 10 kërkuesve dhe teknikëve të laboratorëve të aftë për të kryer aktivitetet e      kontrollit në fushën e vlerësimit të cilësisë së ujit;

- Analiza e të paktën 1000 kampioneve/vit, të ujerave post impianti, urbane, të ndotura dhe bujqësore.

- Punime shkencore për 85 staf akademik.

Përfituesit indirektë janë rreth 50 kompani private, 300 fermerë dhe rreth 10 organizata jofitimprurëse.

 

8- Titulli: Ngritja e Laboratorit të Teknologjisë dhe Cilësisë së Frutave dhe Perimeve
Fusha: Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
Drejtues i projektit: Prof.Dr. Endrit Kullaj
Fondi i financuar nga AKKSHI: 4,973,253 Lekë

Qëllimi: Ngritja e Laboratorit të Teknologjisë dhe Cilësisë së Frutave dhe Perimeve ka si qëllim zhvillimin dhe përhapjen e metodave analitike jo-shkatërruese për hulumtime mbi cilësinë e frutave dhe perimeve që do të mbështesë zinxhirët e vlerës së frutave dhe perimeve në Shqipëri me vlerësime të sakta, konsistente, eficiente dhe fitimprurëse. Ky laborator krijojonë për herë të parë në Shqipëri një Shërbim Këshillimi për Cilësinë e Frutave dhe Perimeve, i cili në planin afatgjatë do të zgjerojë shërbimet në mbështje të zinxhirëve të vlerave në nën-sektorin e frutave dhe perimeve të freskëta.

Përfituesit: Do të shfrytëzohet nga afërsisht 3 – 6 doktorantë çdo vit, 85 – 115 studentë të masterave shkencorë dhe profesional në disa drejtime brenda UBT.

Laboratori mund të ofroj shërbime për prodhues të specializuar, grumbullues dhe eksportues të pemëve frutore dhe disa llojeve perimore që eksportohen gjerësisht. Numri i      klientëve potencialë nga ky shërbim është midis 200 – 300.

Mund të marren kontrata shërbimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për aktiviteteve divulgative, seminare me prodhues dhe tregtarë, etj. që lidhen me udhëzues dhe standarde të cilësisë së frutave dhe perimeve të freskëta. Numri i përfituesve potencialë nga ky shërbim është ndërmjet 1000 – 1500.

Laboratori i Cilësisë së Frutave dhe Perimeve mund të bashkëpunojë me rrjetin e laboratorëve të AKU në drejtim të përdorimit të analizave jo-destruktive në terren. Numri i përfituesve potencialë nga ky shërbim është ndërmjet 50 – 100.

Në periudhën afatmesme – afatgjatë, Laboratori mund të ndërmarrë fushata edukimi në nivelin e konsumatorëve për cilësinë e frutave dhe perimeve, veçoritë nutraceutike të frutave, etj.

 

9- Titulli: Modifikimi i vetive të drurit nëpërmjet aplikimit të teknikave termike, me qëllim zgjerimin e fushës së përdorimit në industrinë e drurit.
Fusha: Uji dhe Energjia
Drejtues i projektit: Prof. Dr. Entela Lato
Fondi i financuar nga AKKSHI: 11,640,000 Lekë

Qëllimi: Ky laborator mbështetet me infrastrukturë kërkimore bashkëkohore në funksion të realizimit të prioriteteve të kërkimit shkencor të Departamentit të Industrisë së Drurit të Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe intensifikimit të bashkëpunimit në kërkimit shkencor me struktura analoge kërkimi jashtë vendit. Në 5 vitet e ardhshëm vlerësimi i mënyrave të trajtimit termik të drurit për përmirësimin e vetive fiziko-mekanike të tij dhe impaktit ambiental të këtyre trajtimeve do të jetë prioriteti kryesor i kërkimit të Departamentit.

Përfituesit: Anëtarët e stafit akademik të Departamentit të Industrisë së Drurit, studentët bachelor dhe master, si dhe studentë të mundshëm doktoratë, ku në total janë 25 individë.

 

10- Titulli: Kthimi i ish FDE në Qendrën Didaktike Kërkimore dhe Diagnostike (Shumë specialitete).
Drejtues i projektit: Prof. Assoc. Dr. Bejo Bizhga
Fusha: Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
Fondi i financuar nga AKKSHI: 9,991,800 Lekë

Qëllimi: Ky laborator sjell rritjen e cilësisë së mësimdhënies, si dhe rritjen e nivelit, cilësisë dhe të ardhurat nga ruajtja e shëndetit të kafshëve, rritje cilësore të kapaciteteve laboratorike pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare/UBT. Shfytëzimin maksimal të ambjenteve të ish FDE dhe vënien në eficencë të këtij teritori shumë të vlefshëm në treg. Në të  ardhmen e afërt shërbime shumë cilësore për të tretët qoftë në mjediset e qendrës, ashtu dhe pranë familjeve dhe tufave të familjarëve, blegtorëve, fermereve apo bisneseve blegtorale.

Përfituesit: Mesimi praktik për 700 studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të nivelit Bachelor dhe Master dhe rreth 20 studentë doktorantë. Analiza e të paktën 1000     kampioneve në vit (origjinë nga kafshët).

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

11- Titulli: Ristrukturimi i kapaciteteve kërkimore të Departamentit të energjisë në fushën e dekarbonizimit të ekonomisë. (Green Economy)
Fusha: Uji dhe Energjia
Drejtues i projektit: Prof.Dr.-Ing.Andonaq Lamani Londo
Fondi i financuar nga AKKSHI: 34,337,032 Lekë

Qëllimi: Financimi i këtij laboratori ka si qëllim të realizojë ristrukturimin e laboratorëve ekzistuese të departamentit të energjisë nëpermjet blerjes së pajisjeve të reja dhe software-ve përkatës të fushës së energjive të rinovueshme dhe analizës së formimit të emisioneve ndotëse nga përdorimi i energjisë dhe transportit dhe transformimin e këtyre laboratorëve në një të ardhme të afërt në një qendër për studime kërkimore shkencore në fushën e energjive të rinivueshme dhe të dekarbonizimit të ekonomisë në rang kombëtar.

Përfituesit: Studentët që marrin leksione në lëndët që mbulon Departamenti i Energjisë, gjithsej 400 studentë në vit; si edhe doktorantë gjithësej 7-8 në vit.

 

12- Titulli: Fuqizimi i infrastrukturës së kërkimit shkencor në Departamentin e Kimisë, FIMIF-UPT, si një domosdoshmëri për arritjen e standardeve në mësimdhënie e kërkim shkencor.
Fusha: Biodiversiteti dhe Mjedisi
Drejtues i projektit: Prof. Asoc. Edlira Baraj
Fondi i financuar nga AKKSHI: 8,395,000 Lekë

Qëllimi: Fuqizimi i kapaciteteve kërkimore shkencore në Departamentin e Kimisë, FIMIF-UPT, për të rritur cilësinë e për të arritur standardet bashkëkohore në procesin mësimor e drejtimin shkencor, si dhe për të hedhur bazat drejt procesit të akreditimit.

Përfituesit: Të gjithë anëtarët e stafit akademik dhe ndihmës akademik të Departamentit të Kimisë (9 kërkues shkencorë dhe 1 laborant), personeli tjetër akademik/kërkimor-shkencor i FIMIF dhe UPT, gjithashtu dhe të paktën 15 studentë të ciklit të dytë Master i Shkencave.

 

13- Titulli: Projekt në kuadër të mbështjetjes së studimeve të doktoraturës “Modelimi dhe optimizimi i proceseve të prodhimit të produkteve dhe zinxhirit të furnizimit në      Shqipëri”.
Fusha: Sisteme dhe Teknologji lnformacioni
Drejtues i projektit: Prof. Asoc. Jonida Teta
Fondi i financuar nga AKKSHI: 930,698 Lekë

Qëllimi: Vlerësimi aktual i zinxhirit të furnizimit dhe i proceseve të prodhimit në Shqipëri. Politikat dhe masat aktuale që do të propozohen për arritjen e një niveli maksimizimi sa më të kënaqshëm.

Përfituesit: Stafi akademik i Departamentit të Prodhim-Menaxhimit dhe të gjithë Departamentet e tjera të Universitetit Politeknik të Tiranës që trajtojnë fusha, si: prodhimi, transporti, menaxhimi, etj; studentët universitarë të fushave të mësipërme; studentët pasuniversitarë dhe doktorantë të fushave të mësipërme.

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS

14- Titulli: Përmirësimi dhe Përditësimi i kapaciteteve të laboratorit fiziologjisë së ushtrimit të Universitetit të Sportit të Tiranës me qëllim vënien në funksion të tyre për             realizimin e kërkimit shkencor të aplikuar në shërbim të programeve të doktoraturës.
Fusha: Shëndetësi dhe Shkenca Mjeksore
Drejtues i projektit: Prof.Asoc.Dr. Arben Kacurri
Fondi i financuar nga AKKSHI: 18,582,000 Lekë

Qëllimi: Përmirësimi dhe përditësimi i infrastrukturës së laboratorit të UST-së, Laboratorit të Fiziologjisë të Ushtrimit në funksion të programeve master dhe programeve të    doktoraturës në fushën e sportit dhe kërkimit shkencor të aplikuar në Shqipëri.

Ky laborator do të shërbyejë jo vetëm si një hapësire në te cilën zhvillohen testime fizike dhe metabolike, por dhe si një laborator ku studentët kanë mundësinë të njohin dhe   prekin nga afër temat të cilat i kanë zhvilluar në auditore me profesorët e universitetit. 

Përfituesit:

  • Studentët e programit të doktoraturës së Universitetit të Sporteve;  22   (Nr. vetem vitin e pare që rihapet pas 8 viteve);
  • Studentët e Programit Master të Universitetit të Sporteve;  32  (Nr. vetem në vitin e parë);
  • Kërkuesit e ardhshëm në fushën e sportit dhe të shëndetit; mbi 30 (Nr. merr në konsideratë universitet parnere të UST);
  • Federatat e Sportit Shqiptar; 12 Federata Olimpike dhe jo Olimpike;
  • Klubet sportive;  30 Klube Sportive Elitare dhe amatore;
  • Universitetet partnere me të cilat UST ka marrëveshje në fushën e sporteve; 16 Universitete
  • Instituti i Kërkimit Shkencor në Sport me ngritjen e një infrastrukture afatgjatë që do ti shërbejë kërkimit shkencor dhe sportit në vitet në vijim; 21 anëtarë të stafit akademik dhe kërkues shkencor;
  • Universite i Sportit të Tiranës në kthimin e një qendre kërkimore ku përveç mësimdhënies realizohet edhe kërkim shkencor i aplikuar cilësor – 80 personel akademik dhe kërkues shkencor;
  • Universiteti Foro Italico, Romë.
A.Kacurri

UNIVERSITETI "EQEREM ÇABEJ", GJIROKASTËR

15- Titulli: Infrastruktura e Kërkimit Shkencor FEUGJ
Fusha: Sisteme dhe Teknologji Informacioni
Drejtues i projektit: Dr. Robert Celo
Fondi i financuar nga AKKSHI: 2,577,600 Lekë

Qëllimi: Garantimi i infrastrukturës së nevojshme për kërkimin shkencor dhe mësimdhënie bashkëkohore në programet e studimit të FEUGJ.

Përfituesit: Stafi pedagogjik 22 pedagogë të angazhuar në kërkimin shkencor, mësimdhënie dhe 358 studentë të FEUGJ. Gjithashtu përfitues indirekt do të jenë të gjithë personat dhe institucionet të cileve do t'ju shërbejë informacioni i ofruar nga laboratori. Në këtë kategori hyjnë bizneset e vogla dhe të mëdha të zonës, institucionet publike lokale, të punësuarit pranë tyre, etj.

R.C
R.C1

UNIVERSITETI "ISMAIL QEMALI", VLORË

16- Titulli: Qendër Digitale Simulatore për profesionistët e shëndetit
Fusha: Shëndetësi dhe Shkenca Mjeksore
Drejtues i projektit: Prof.asoc. Aurela Saliaj
Fondi i financuar nga AKKSHI: 6,840,000 Lekë

Qëllimi: Zgjerimi i kapaciteteve të kërkimit shkencor dhe përmirësimi i cilësisë së procesit mësimor në programet e formimit të profesionistëve të shëndetit në të gjitha ciklet e studimit në Fakultetin e Shëndetit, Universiteti i Vlorës, si dhe në aktivitetet e edukimit në vazhdimësi (Life Long Learning).

Përfituesit: 1000 studentët e FSH në të gjitha ciklet e studimit. Kërkuesit shkencorë të Fakultetit të Shëndetit (25 pedagogë doktorantë dhe në proces për marrjen e titujve   akademikë), 34 pedagogë dhe 3 laborante. Gjithashtu përfitues janë personeli shëndetësor i shërbimit parësor dhe dytësor.

UNIVERSITETI "LUIGJ GURAKUQI", SHKODËR

17- Titulli : Laboratori i Analizave të Ushqimeve
Fusha: Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
Drejtues i projektit: Dr. Julia Preka
Fondi i financuar nga AKKSHI: 10,000,000 Lekë

Qëllimi: Ngritja e një Laboratori të Analizave të Ushqimeve për përdorim kërkimor-shkencor nga stafi akademik, edukativ nga studentët dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve.

Përfituesit: Studentët e ciklit 2 vjecar “Teknik i Sigurisë Ushqimore”, ciklit të 3 të studimeve të Doktoratës në programin “Shkenca Mjedisore”, stafi i USH si dhe studiues nga IAL të tjera të cilët do të mund të zhvillojnë kërkim shkencor pranë këtij laboratori falë paisjeve më të fundit. Gjithashtu bizneset të cilat operojnë në zonën veriore në fushën e indistrisë ushqimore.

 UNIVERSITETI "ALEKSANDËR XHUVANI", ELBASAN

18- Titulli: Dixhitalizimi i burimeve bibliotekare në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Fusha: Sisteme dhe Teknologji Informacioni
Drejtues i projektit: Prof. As. Dr. Peçi Naqellari
Fondi i financuar nga AKKSHI: 25,000,000 Lekë

Qëllimi: Krijimi i një sistem bashkëkohor që i përshtatet standardeve ndërkombëtare të hedhjes së të dhënave bibliografike dhe sigurisë së tyre, duke përmirësuar sistemin e     integruar bibliotekar sipas standardeve ndërkombëtare. Qëllimi i bibliotekës dixhitale, si produkt i këtij projekti, është të ndihmojë përdoruesit duke kënaqur nevojat dhe kërkesat e tyre për menaxhimin, qasjen, ruajtjen dhe përdorimin e shumëllojshmërisë së informacionit të ruajtur në koleksionin e materialit që përfaqëson "zotërimet" e bibliotekës.

Përfituesit:

  • rreth 10.000 studentë në të gjitha ciklet e studimi, për 97 programe studimi).
  • personeli akademik (222 me kohë të plotë dhe 411 me kohë të pjesshme).
  • 25 institucione të arsimit të lartë apo kërkimit, jashtë vendit me të cilat UE bashkëpunon,
  • 46 institucione të arsimit të lartë, kërkimit, bashkëpunimeve të tjera, brenda vendit me të cilat UE bashkëpunon,
  • 48 institucione të arsimit të lartë jashtë vendit, me të cilat UE bashkëpunon në kuadër të mobiliteteve Erasmus+.
  • Personeli akademik dhe kërkuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri,
  • Komuniteti kërkimor shkencor, jashtë UE-së.

UNIVERSITETI "ALEKSANDËR MOISIU", DURRËS

20- Titulli: Ndertimi i një laboratori për kërkim Shkencor në funksion të studimeve të doktoraturës, pranë Fakultetit të Biznesit UAMD.
Fusha: Shkenca Sociale dhe Albanologjike
Drejtues i projektit: Dr. Rovena Vangjel
Fondi i financuar nga AKKSHI: 10,000,000 Lekë

Qëllimi: Krijimi i një faciliteti infrastukturor laboratorik për doktorantët i cili do të ndikojë në tërheqjen e talentit kërkimor si edhe në vendosjen e një tradite të kulturës së kërkimit shkencor. Kjo infrastrukturë është e nevojshme për të menaxhuar etapat e ndryshme të kërkimit shkencor si edhe për promovimin e rezultateve të këkimit shkencor të doktorantëve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke lehtësuar proceset e inovacionit dhe transferimit të dijeve.

Përfituesit: Stafi akademik prej 76 anëtarësh i Fakultetit të Biznesit ka në përbërje të tij pedagogë me grada shkencore dhe tituj akademikë të fituar, të cilët garantojnë sigurinë e prurjeve të reja në programet e studimeve të doktoratës.

image_50412545
image_50425601