Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e edicionit të ri të thirrjes multilaterale Eureka për vitin 2025: “Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin”

Kjo iniciativë synon të forcojë më tej bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar përmes projekteve të drejtuara nga inovacioni, me një fokus të veçantë tek integrimi i shteteve dhe rajoneve më pak aktive, si Ballkani Perëndimor.

Thirrja do të jetë e hapur nga data 26 maj 2025 deri më 10 shtator 2025.
Në përputhje me parimet themelore të Rrjetit Eureka, kjo thirrje do të jetë e hapur (bottom-up), pa kufizime tematike apo gjeografike, duke i ofruar pjesëmarrësve fleksibilitet të plotë për të ndërtuar konsorciume dhe projekt-propozime në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre. Çdo shtet pjesëmarrës do të ketë mundësinë të përcaktojë kushtet e veta të financimit.

Deri më tani, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar: Austria, Shqipëria, Kroacia, Franca, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Turqia, të cilat gjithashtu kanë fonde të dedikuara për këtë thirrje. Shtetet e tjera janë të mirëpritura të bashkohen gjatë periudhës së thirrjes.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, këtë herë pjesëmarrja nuk është e kushtëzuar nga bashkëpunimi me organizata nga Ballkani Perëndimor.

Për të interesuarit, ju ftojmë të mbani shënim datën e hapjes së thirrjes, 26.05.2025.
Në vijim, për aplikantët e interesuar do të organizohet një takim informues, dhe një ftesë kalendari me të gjitha detajet përkatëse do të shpërndahet në kohë.

Për më shumë informacion mbi thirrjen dhe procedurat e aplikimit, ju lutemi  të  kontaktoni në adresat: robert.dumi@nasri.gov.al dhe imirjon.peza@nasri.gov.al