Në datë 04.11.2019, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua një sesion informimi dhe trajnimi lidhur me Programet Kombëtare dhe Ndërkombëtare që menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit.
Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ishin Z. Robert Dumi (Drejtor i Drejtorisë së Programeve Ndërkombëtare), Znj. Marsela Robo (Drejtoreshë e Drejtorisë së Programeve Kombëtare), Znj. Lidjana Shahinaj (Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Programeve Kombëtare) dhe Z. Julian Zaimi (Specialist në Drejtorinë e Programeve Ndërkombëtare). E ftuar në këtë sesion informimi ishte dhe Znj. Alda Dekovi (Koordinatore, Asistenca Teknike për Programet Evropiane në Shqipëri).
Sesioni informues u hap me fjalën përshëndetëse të Z. Dumi dhe Znj. Robo.
Në vijim të takimit, Z. Zaimi prezantoi thirrjet të hapura (Food security, sustainable agriculture and forestry, marine, maritime and inland water research and the bioeconomy) 2018-2020 në Horizon 2020. Gjatë takimit u prezantua gjithashtu programi Marie Sklodowska-Curie Actions (MSCA), COST dhe Rrjeti Euraxess, të cilët mbulohen nga Drejtoria e Programeve Ndërkombëtare. Znj. Shahinaj prezantoi Programet Kombëtare të Kërkim Zhvillimit dhe Programin e Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor, të cilat mbulohen nga Drejtoria e Programeve Kombëtare.