Në kuadër të zbatimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës”, në datën 7 Maj 2019, zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, së Republikës së Kosovës, zhvilluan një takim me qëllim finalizimin e Protokollit të Parë të Bashkëpunimit Tekniko- Shkencor mes të dyja vendeve.

Në këtë takim delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Zëvendësministri i MASHT, Z. Heset Sahiti, i shoqëruar me zyrtarë të lartë në fushën e arsimit, teksa AKKSHI u përfaqësua me Drejtorin e Përgjithshëm, Z. Robert Dumi, shoqëruar nga stafi i Agjencisë.

Gjatë takimit u diskutua konkretizimi i protokollit dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe arsimit në kornizën dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Takimi u finalizua me nënshkrimin e Protokollit të Parë të Bashkëpunimit Tekniko-Shkencor mes Shqipërisë dhe Kosovës,  i cili do të hapë rrugën për ndërveprimin e hulumtuesve shqiptarë dhe të kosovës, me mbështetje institucionale nga ana e AKKSHI dhe MASHT. ​

Për tu njohur me thirrjen e hapur me Kosovën klikoni këtu.

59678038_306342336967626_8153986160096444416_n
59948388_416068955791427_8099871053930561536_n
59649079_426943934521146_2295041857953988608_n