Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës,
nënshkruar më 8.03.2010, hyrë në fuqi më datë 1.12.2011, miratuar me VKM Nr. 265 datë
21.04.2010, “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe të
shkencës”, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare
për Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), çel raundin e parë të thirrjeve për aplikime të
përbashkëta kërkimore, tekniko- shkencore, mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo thirrje do të jetë e hapur prej datës 15. 05. 2019 deri më 15. 08. 2019.
Kjo thirrje është e hapur në për të gjithë fushat e kërkimit shkencor dhe ndaj të gjithë kërkuesëve
shkencor.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të aplikojnë duke mbushur kërkesat dhe formularët e
aplikimit, në dokumentacionin bashkëlidhur kësaj thirrje.Dokumentat do të dorëzohen në versionin hard- copy, pranë Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion (AKKSHI), brenda afatit të parashikuar në këtë thirrje (15. 05. 2019 deri më 15. 08. 2019).
Për më shumë informacion klikoni këtu.