Referuar vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian'', MASR dhe AKKSHI në cilësinë e institucioneve kryesuese për kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor" do të organizojnë  "Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian" për këtë kapitull.

Për të kuptuar qëllimin e krijimit,  format e pjesëmarrjes, mënyrën e funksionimit dhe strukturë​n institucionale të organizimit të "Platformës", ju lutem gjeni bashkëngjitur Urdhërin e Kryeministrit  nr.113, datë 30/08/2019.

Për të qënë pjesë e kësaj platforme ftohen përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, mediave të cilët kanë interes të veçantë si dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor si pjesë e kapitullit 25.

Aplikimi kryhet duke depozituar brenda datës 20.10.2019, një letër interesi ku të jetë specifikuar ekspertiza që mund të japë secili individ apo grupim në  procesin e integrimit evropian, lidhur me fushën që mbulon Kapitulli 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor”.

Letra e interesit shoqërohet me një CV të personit apo përfaqësuesit të grupimit në adresat: mirela.muca@nasri.gov.al dhe linda.pustina@arsimi.gov.al.

Urdhër Nr. 113, Datë 30/08/2019, për "Format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin Evropian".