Në kuadër të Programit Horizon 2020, Rrjetit Euraxess, Kartës Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodit të Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë, më datë 14 Shtator 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave (UPT) një Ditë Informative.
Prezantimet dhe informacionet që u përcollën u ndoqën me shumë interes dhe pati diskutime të ndryshme mbi mënyrën e aplikimit në Programin Horizon 2020, (thirrjet e shpallura, fusha, buxheti dhe afatet kohore). Nuk mungoi gjithashtu interesi për Rrjetin Euraxess dhe Kartën Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodit e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.
Bashkëpunimi me rrjetet dhe komunitetet e ndryshme të kërkimit shkencor shihet si një hap i domosdoshëm për gjetjen e partnerëve dhe rritjen e suksesit në Programet Ndërkombëtare që financojnë Kërkimin Shkencor.