Më datë 10 Shtator 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit organizoi në ambientet e Akademisë së Sigurisë një Ditë Informative mbi Programin Horizon 2020, Rrjetin Euraxess, Kartën Europiane për Kërkuesit Shkencorë dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesve Shkencorë.

Stafi Akademik prezent në këtë takim u mirë informuan mbi të gjitha shtyllat dhe fushat e Programit Horizon 2020. Një theks i veçantë ju kushtua rëndësisë së gjetjeve të partnerëve dhe regjistrimit të profilit të Akademisë dhe Stafit Akademik përbërës në rrjete dhe komunitete të ndryshme si (EEN), Cordis, Euraxess etj.

Aktiviteti i organizuar pati një impakt shumë pozitiv dhe kërkuesit shkencor u shprehën se në të ardhmen do të rrisnin bashkëpunimin me AKTI-n dhe me aktorët e tjerë ndërkombëtar.