Të Mërkurën 15 Janar 2020, mbi 100 të ftuar dhe pjesëmarrës morën pjesë në  COST Info Day e parë në Tiranë, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të sensibilizonte mbi programin COST dhe të inkurajonte studiuesit të rrisin karrierën e tyre përmes aktiviteteve të rrjetit pan-Evropian.

Pjesëmarrja në aktivitetet e COST është rritur fuqishëm pasi Shqipëria u bë një Anëtare me të drejta të plota në COST në Prill 2018, duke treguar vlerën dhe mundësitë që Programi Cost mund të ofrojë për studiuesit shqiptarë.

Info Day u parapri nga një takim i nivelit të lartë midis Prof. Paulo Ferrão, President i Shoqatës COST, Z. Oltion Rrumbullaku, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Mirela Muça Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe Z. Robert Dumi, Komiteti i Zyrtarëve të Lartë (OSHC) për Shqipërinë.

Gjatë takimit, COST u njoh si një mjet i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e kërkimit shqiptar.

IMG-4022
20200115_093742-e1579173202616-700x933
IMG-4005
IMG-4038