Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 8.03.2010, hyrë në fuqi më datë 1.12.2011, miratuar me VKM Nr. 265 datë 21.04.2010, “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushat e arsimit dhe të shkencës”,  Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare  të  Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), ka çelur  thirrjet për paraqitje projekt-propozimesh dypalëshe kërkimore mes Shqipërisë dhe Kosovës, përgjatë periudhës 15.05.2019 deri më 15.08.2019.

Duke marrë në konsideratë angazhimet sezonale të kërkuesve, afati për aplikime në kuadër të Marrëveshjes në fjalë është vendosur të shtyhet deri më datë 15.10.2019.

Për më shumë informacion, klikoni këtu.