AKKSHI filloi sot, sipas kalendarit të publikuar, javën e informimit lidhur me Thirrjen për aplikim me projekte në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit të shpallur në Shkurt 2021.Fokusi kryesor sesioneve të informimit është sqarimi i detajuar i thirrjes, dokumentacionit, buxhetit, kritereve, etj, për të gjithë të interesuarit për të aplikuar me projekt – propozime.
Përfaqësues të pranishëm nga AKKSHI në takim ishin Znj. Mirela Muça, Drejtor i Përgjithshëm, Znj. Marsela Robo, Drejtor i Drejtorisë së Programeve Kombëtare, Znj. Lidjana Shahinaj, Përgjegjëse e Sektorit të Programeve Kombëtare dhe Znj. Tea Gjata, Specialiste e Sektorit të Programeve Kombëtare.
Fokusi kryesor i ditës informative ishte sqarimi i detajuar nga Drejtoria e Programeve Kombëtare, i Thirrjes dhe formularëve të aplikimit për personat e interesuar për të aplikuar me projekt-propozime. Pas prezantimit të Thirrjes dhe të formularëve te aplikimit, në vijim, sesioni informues u organizua në formën e pyetje - përgjigjeve për paqartësitë apo pyetjet e të interesuarve për Thirrjen e shpallur nga AKKSHI.