Më datë 30 maj 2019 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vizitoi ambjentet e Godinës së Inovacionit.
Gjatë kësaj vizite, ajo u takua me përfaqësues të AKKSHI- Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inivacionit dhe drejtues të ASIG- Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor.
Gjatë kësaj vizite, Ministria Shahini, u njoh me grupin e studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gjeografisë.
14 studentët e Masterit Profesional po zhvillonin një vizitë studimore në ambjentet e ASIG, me qëllim njohjen e GIS të aplikuar, si një mjet i domosdoshëm për analiza dhe planifikime gjeohapsinore.
Studentët u njohën konkretisht me gjeoportalin kombëtar, i cili mundëson të gjithë të dhënat zyrtare të gjeoinformacionit në Republikën e Shqipërisë.
Takimi i Ministres Shahini dhe studentëve u përqëndrua në krijimin e hapsirave të aplikimit të dijeve të marra në vijueshmëri.
Biseda e Znj. Shahini u mbyll me zotimin e një bashkëpunimi sinergjik për krijimin e hapsirave të praktikave të punës mes sektorit privat dhe atij publik.
Ky angazhim u mbështet edhe nga të pranishëm të tjerë, te cilët përfaqësonin respektivisht sektorin privat dhe atë publik: Z. Spartak Likaj, përfaqësues i Gjeo- Vjosa sh.p.k.; Prof. Ismail Kabashi.