Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (këtej e në vijim AKKSHI),në pozitën e Zyrës Kombëtare të CEEPUS në Shqipëri, në zbatim të ligjit Nr. 25/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Europën Qendrore (“CEEPUS III”)” si dhe në zbatim të Udhëzimit Nr. 4, datë 16.2.2018 “Për zbatimin e programit të shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS III në Republikën e Shqipërisë” të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Ju bën me dije se Programi CEEPUS ka hapur thirrjet për pjesëmarrje në rrjete.

Të gjitha fakultetet/departamentet në përbërje të Universiteteve të akredituara në Republikën e Shqipërisë janë të ftuara të bëhen pjesë e rrjeteve ekzistuese dhe të aplikojnë për krijim rrjetesh të reja brenda CEEPUS me qëllim rritjen e bashkëpunimit me Universitetet nëpër 16 vendet pjesëmarrëse në CEEPUS (Shqipëri, Austri, Nosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Republikë Çeke, Hungari, Moldavi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Poloni, Rumani, Serbi, Slloveni, Sllovaki, Kosovë*) dhe lehtësimin e mobiliteteve të stafeve akademike dhe të studentëve në këto institucione.

Aplikimet do të pranohen nga data 15 nëntor 2019 deri më 15 Janar 2020. Të gjitha aplikimet do të kryhen online dhe dokumentacioni përkatës mund të ngarkohet online deri më datën 31 Janar 2020.

Detajet mbi aplikimin dhe mbi dokumentacionin e nevojshëm mund t’i gjeni në faqen e internetit të Programit CEEPUS  www.ceepus.info.

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni koordinatorin kombëtar të Programit CEEPUS për Republikën e Shqipërisë, Znj. Herla Jorgji në adresën e e-mailit Herla.Jorgji@nasri.gov.al.