Ju njoftojmë se vijojnë të jenë të lira disa vende për t’u bërë pjesë e Management Committee të COST Actions.
Studiuesit, kërkuesit shkencorë, pedagogët dhe ekspertët e fushave përkatëse ftohen të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë për t’u bërë pjesë e rrjeteve evropiane COST, duke kontribuar në drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve shkencore, si dhe në përfaqësimin e institucioneve shqiptare në nivel evropian.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim dhe procedurat përkatëse përcaktohen në Vendimin Nr. 18, datë 18.06.2026, “Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit dhe formatet përkatëse të programit COST”.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike cost@nasri.gov.al, në përputhje me kërkesat dhe dokumentacionin e përcaktuar.
Më poshtë gjeni listën e COST Actions për të cilat pozicionet në Management Committee ende nuk janë plotësuar, si dhe ato për të cilat ka mbetur vetëm një (1) vend vakant.