Në kuadër të projektit IPA Twinning me titull “Fuqizimi i ekosistemit të kërkimit shkencor në Shqipëri", AKKSHI dhe ekspertë austriakë do të organizojnë një workshop online me titull “Horizon Europe Proposal Writing Camp” në datën 17 Prill 2024, ora 10.00 – 12.00.

 

Qëllimi i workshopit është ofrimi i njohurive praktike mbi përgatitjen e propozimeve në kuadër të programit Horizont Evropa.

 

Çështjet që do të trajtohen në workshop do të jenë:

Si të  gjeni një thirrje të përshtatëshme për fushën tuaj të ekspertizës?

Si të filloni procesin e aplikimit dhe cilat janë seksionet që duhet të plotësoni?

 

Pjesëmarrësit mund të jenë: NCP-të, kërkuesit shkencorë, menaxherët e kërkimit shkencor në IAL ose institucione të tjera kërkimore apo të interesuar të tjerë të organizatave të shoqërisë civile që kanë në fokus kërkimin shkencor.

 

Gjithashtu në datat 17 Prill ora 12:30 – 13:30 dhe 18 Prill ora 10:00 – 12:00 do të ofrohen konsultime individuale për këtë temë nga të njëjtët ekspertë.

 

Të interesuarit për të marrë pjesë në workshop dhe konsultimin individual mund të regjistrohen deri në datë 15 Prill 2024 në linkun e mëposhtëm.

 

https://forms.gle/jhBUhV45GhTEZrP66