Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) – Programi Rajonal i Evropës Juglindoreorganizoi në Tiranë Konkursin Triple Helix për prezantimin e projekteve më të mira inovative. Përmes këtij projekti OECD synon të mbështesë qeverinë Shqiptare në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkepunimin BIZNES-AKADEMI-QEVERI per te zhvilluar inovacionin, dhe te ndihmoje kompanitë shqiptare të kuptojnë dhe të korrin përfitimet e njohurive komercialiste dhe akademike per të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre kërkimor. Në muajin Dhjetor 2015, juria e përzgjedhur nga OECD me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e inovacionit përzgjodhi 6 projekt-aplikime si më të mirat nga të cilat në 9 Shkurt 2016, në ceremoninë përfundimtare të ndarjes së çmimeve të konkursit 3 ishin fituesit. Projekti “Creation of a Business incubator” me Koordinator Universitetin Europian të Tiranës dhe Partner Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Business Association zunë vendin e dytë në këtë konkurs. Fituesit përmes këtij projekti do të përfitojnë promovim të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar dhe do të kenë mbështetje të mëtejshme. Partnerë në këtë konkurs ishin: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizëm, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë & Agjencia e Zhvillimit të Investimeve Shqiptare – AIDA, si bashkë-organizatore në promovimin e bashkëpunimit tre-palësh biznes–akademi–qeveri.