Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) njofton për mundësinë e pjesëmarrjes të kërkuesve shqiptarë në Brokerage Events në kuadër të Horizon Europe (HE) Pillar II Clusters. Pjesëmarrja në këto event do të financohet nga AKKSHI nëpërmjet projekit NCP_WIDERA.NET project. Qëllimi i eventeve është promovimi i pjesëmarrjes së aplikanteve nga Shqiperia në projekte kërkimore në kuadër të thirrjeve Horizon Europe Pillar II. Lista e eventeve gjendet në link:  https://www.ncpwideranet.eu/brokerage-events/

Kriteret

Pjesëmarrësit duhet te permbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë punonjës në institucione kërkimore, IAL, SME, OJF, ose subjekte te tjera juridike qe kane ne fokusin e veprimtarise se tyre kerkimin shkencor dhe inovacionin.
  • Te kene minimalisht graden Doktor (Dr.)/ ose te pakten tre vite eksperiencë ne fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Financimi

Financimi do të kryhet nga AKKSHI në formën e një granti udhëtimi nëpërmjet procedurave të rimbursimit deri ne 1000 EUR për udhëtim. Shpenzimet që mbulohen nga AKKSHI janë:

  • Shpenzimet te transportit nderkombetar vajtje-ardhje
  • Shpenzimet e transportit Aeroport-hotel dhe anasjelltas ne shtetin prites
  • Shpenzimet e akomodimit

Pas çdo pjesëmarrjeje në Brokerage Event, aplikantët përfitues duhet të paraqesin dokumentacion financiar që vërteton shpenzimet e mësipërme.

Dokumentet e aplikimit

  • Formularin e aplikimit  (Kliko këtu)
  • Curriculum Vitae (CV) në format Europass.
  • Konfirmimin e regjistrimit për pjesëmarrje në event.

Gjithashtu, në përfundim të eventit, pjesëmarrësit duhet të dërgojnë në adresat e mëposhtme, Raportin e Pjesëmarrjes në event (Kliko këtu për Raportin).

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresat e mailit: imirjon.peza@nasri.gov.al dhe alba.domi@nasri.gov.al.