Hapet Thirrja “Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin” për Vitin 2025
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e edicionit të ri të thirrjes multilaterale Eureka për vitin 2025:
“Eureka LinkUp – Lidhja e Rajoneve për Inovacionin”.
Kjo iniciativë synon të nxisë dhe forcojë më tej bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar përmes projekteve të drejtuara nga inovacioni, me një fokus të veçantë në përfshirjen dhe integrimin e shteteve dhe rajoneve më pak aktive në kërkim dhe zhvillim, siç është Ballkani Perëndimor.
📅 Periudha e aplikimit:
26 maj 2025 – 10 shtator 2025
Në përputhje me parimet themelore të Rrjetit Eureka, kjo thirrje është bottom-up, pra pa kufizime tematike apo gjeografike. Aplikantët gëzojnë fleksibilitet të plotë për të ndërtuar konsorciume dhe projekt-propozime sipas interesave dhe prioriteteve të tyre. Çdo shtet pjesëmarrës do të zbatojë kushtet e veta të financimit kombëtar.
✅ Deri më tani, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar:
Austria, Shqipëria, Kroacia, Franca, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Turqia, të cilat kanë gjithashtu fonde të dedikuara për këtë thirrje. Shtete të tjera janë të mirëpritura të bashkohen gjatë gjithë periudhës së thirrjes.
📌 Risi në këtë edicion:
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, pjesëmarrja nuk është e kushtëzuar nga bashkëpunimi me organizata nga Ballkani Perëndimor.
Për më shumë informacion dhe për asistencë në aplikim, ju lutemi kontaktoni:
robert.dumi@nasri.gov.al
imirjon.peza@nasri.gov.al