Janë hapur thirrjet për 80 Aksione të reja COST!
European Cooperation in Science and Technology (COST) ka hapur thirrjet për 80 Aksione të reja COST, duke ofruar mundësi të rëndësishme bashkëpunimi ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe inovacion për të gjithë kërkuesit shqiptarë.
Këtë vit, numri i Aksioneve COST është rritur nga 70 në 80, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjeteve europiane të kërkimit dhe angazhimin për përfshirje më të gjerë të komunitetit shkencor.
Ftohen kërkuesit, pedagogët dhe inovatorët shqiptarë të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Management Committee (MC) të Aksioneve COST.
Kujdes! Afati i fazës së parë të aplikimeve për pjesëmarrje në MC mbyllet të mërkurën, më 1 korrik 2026. Aplikoni në kohë për të shprehur interesin tuaj dhe për t’u bërë pjesë e rrjeteve COST.
Mos e humbisni këtë mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të kontribuar në zhvillimin e kërkimit dhe inovacionit në nivel evropian.