ghtght
Në datën 4 Prill 2023, Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), organizon Konferencën Kombëtare me titull: “Bashkëpunimi Universitet-Biznes, një nga shtyllat e reformimit/modernizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”.

Në këtë Konferencë do të prezantohen rezultatet e studimeve shkencore të realizuara në kuadër të Projekteve Kombëtare të Kërkim Zhvillimit (PKKZH) dhe të Projekteve të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH), të financuara nga granti i buxhetit të shtetit.

Në aktivitet do të ketë 3 lloje prezantimesh:

• Një prezantim dokumentar 3 minuta me projektet kryesore të zbatuara në 2022 në programet PKKZH dhe PIKSH – AKKSHI-së.

• Pesë prezantime nga kërkues shkencor për projekte kërkimore me impakt në biznes, mjedis, shëndet, energji etj;

• Katër prezantime me postera

AKKSHI ka kënaqësinë të ftojë për pjesëmarrje në këtë konferencë kërkuesit shkencorë, partnerët, bashkëpunëtorët tanë, si të gjithë të interesuarit.

Për informacione të mëtejshme, ju ftojmë të konsultoni njoftimet e përditësuara në faqet web të AKKSHI http://nasri.gov.al/ .

Linku i regjistrimit për pjesëmarrje:
https://docs.google.com/.../1FAIpQLSeJYLuhiPU.../viewform... - pjesëmarrja e hapur për të gjithë të interesuarit.

Pjesëmarrësit duhet të regjistrohen deri më datë 31 mars 2023.

Vendi i Konferencës: Rogner (për t’u konfirmuar).