Në datat 25-26 Nëntor 2015, Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Komisionin Europian nëpërmjet Instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit TAIEX- organizoi aktivitetin “Horizon 2020 Projects”

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të ofrojë asistencë për hartimin e projekt propozimeve dhe zbatimin e projekteve të miratuara në kuadër të Programit Europian për Shkencë dhe Teknologji Horizon 2020. Në këtë aktivitet, ekspertë me përvojë të gjatë e të suksesshme në fushën e projekteve kërkimore- shkencore Z. Flavio Forabosco (Profesor i Asociuar , Universiteti i Padovas në Itali), Z. Philipe Keraudren (Ekspert, Drejtoria e Përgjithshme e Kërkimit dhe Inovacionit pranë Komisionit Europian), Znj.Doroteja Zlobec (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit në Slloveni) dhe Znj. Tania Friederichs (Drejtoria e Përgjithshme e Kërkimit dhe Inovacionit pranë Komisionit Europian),dhanë udhëzime dhe praktikat më të mira të implementuara në shtetet anëtare të BE-së për të maksimizuar pjesëmarrjen dhe rezultatet në aplikimet kundrejt Thirrjeve për projekt-propozime në kuadër të Programit Horizon 2020. Në këtë aktivitet ishit të ftuar të merrnin pjesë kërkues shkencor nga të gjitha institucionet Shqiptare kërkimore shkencore.