Ftesë për Menaxherët dhe Administratorët e Kërkimit (Research Managers and Administrators) për të aplikuar për një Vizitë Studimore në Universitetin e Tampere, Finlandë në datat 14-16 Maj 2024.

 

NCP_WIDERA.NET, një projekti i rrjetit të pikave kombëtare të kontaktit (NCP) për zgjerimin e pjesëmarrjes dhe fuqizimin e Zonës Evropiane të Kërkimit (ERA) - WIDERA - Horizon Europe (projekt nr. 101055286), financuar nga BE, parashikon disa vizita studimore tre-ditore në organizatat që kryejnë kërkim shkencor, në Spanjë, Gjermani, Itali dhe Finlandë.
Kjo ftesë i drejtohet PKK (NCP-ve), menaxherëve dhe administratorëve të kërkimit* (RMA) nga vendet në zgjerim**, ku bën pjesë edhe Shqipëria, të cilët do të kenë mundësinë të hyjnë në praktika bashkëpunimi të shkëlqyera me këto organizata me qëllim mbështetjen sa më të mirë të komuniteteve të kërkuesëve shkencor në vendet e tyre.

Afati i aplikimit është data 15 Prill 2024.

Për detaje të aplikimit, ju lutem referojuni:
https://www.ncpwideranet.eu/study-visit-call-for-rmas-tampere/

Për pyetje ose informacion më të detajuar drejtohuni në AKKSHI në adresat e email-it:

robert.dumi@nasri.gov.al
imirjon.peza@nasri.gov.al