Programi Kombëtar "Shkencat Sociale dhe Albanologjike"
Ky program përqëndrohet në disa nga fushat themelore të historisë, gjuhës, kulturës materiale e shpirtërore të popullit shqiptar, shprehjes së identitetit të tij, traditat historike, sociale e kulturore, folklorin, etnografinë, vlerat sociale arkeologjike, letërsinë artistike, artet, aspekte të ndryshme të jetës ekonomike, politike, shoqërore e arsimore, vlerat shkencore, aspekte të jetës fetare, aspekte të jetës së shqiptarëve në diasporë, procese të reja urbane, si dhe probleme të rëndësishme social-psikologjike të periudhës së tranzicionit.
Programi Kombëtar "Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit (STI)"
Përqëndrohet ne fushat e veprimtarisë së mëposhtme:
- Fushat e veprimtarisë shkencore e zhvilluese
- - Kërkimi në fushën e TIK
- - Zhvillimi i aplikimeve të TIK
- - Mbështetja me infrastrukturë
- Fushat e veprimtarisë ekonomike, shoqërore e kulturore ku zbatohen rezultatet e Programit: edukimi, shëndeti, qeverisja, biznesi, siguria, energjia, mbrojtja e mjedisit, trashëgimia kulturore.
Programi Kombëtar "Bujqësia (Veterinaria, Zooteknika), Ushqimi dhe Bioteknologjitë"
Ky program realizohet në përputhje me prioritetet që përcaktohen në Strategjinë Sektoriale të Bujqësisë dhe Ushqimit 2007-2013, të cilat janë si më poshtë:
- Rritja e mbështetjes financiare për fermat, bizneset bujqësore dhe ato agropërpunuese Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
- Përmirësimi i menaxhimit, ujitja dhe kullimi i tokës bujqësore
- Përmiresimi i marketingut të produkteve bujqësore dhe atyre të përpunuara
- Rritja e nivelit dhe cilësisë së teknologjive, informacionit dhe njohurive të fermerëve dhe agropërpunuesve
- Rritja e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të produkteve bujqësore dhe atyre të përpunuara
Programi Kombëtar Programi Kombëtar "Uji dhe Energjia"
Ky program bazohet në programin e qeverisë për zhvillimin shkencor e atë ekonomik, si dhe direktivat Europiane për prioritetet e kërkim-zhvillimit, për dhënien e ndihmës në zgjidhjen e problemeve më emergjente të vendit siç janë energjia dhe uji.
Programi do të stimulojë kërkimin shkencor dhe teknologjik në vend, duke qenë edhe një mbështetje për forcimin e kërkimit shkencor në universitete dhe qendrat kërkimore të ngritura pranë tyre.
Programi Kombëtar "Biodiversiteti dhe Mjedisi"
Ky program bazohet në Strategjinë Kombëtare të Mjedisit 2008-2012 dhe Planit Kombëtar të Biodiversitetit. Në këto dokumente përfshihen planet konkrete të veprimit për ajrin, ujin, mbetjet e ngurta urbane, tokën, biodiversitetin, peisazhin, zonat e mbrojtura, përdorimin e energjive alternative, edukimin mjedisor dhe ndërgjegjsimin e publikut etj. Vëmendja përqëndrohet në ngritjen e rrjetit ekologjik Pan-Evropian, përfshirjen e parimeve të larmisë biologjike, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen e publikut, ruajtjen e peisazheve, ekosistemet bregdetare dhe detare, ligatinore dhe lumore, barishtore dhe bujqësore, pyjore dhe alpine, në llojet e rrezikuara dhe në 13 konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjeve mjedisore, përfshirë dhe Konventën për Mbrojtjen e Biodiversitetit.
Çështjet mjedisore me përparësi në program janë:
- pyjet dhe shkorretat e pellgjeve ujëmbledhës;
- gjeomorfologjia e pellgjeve ujëmbledhës;
- eutrofikimi i ujërave;
- fauna (shpendët dhe gjitarët);
- bimë industriale mjekësore;
- trajtim dhe shfrytëzim mbetjesh dhe biomase;
- ekoteknologjitë;
- rreziqet natyrore.
Programi Kombëtar "Shëndetësia"
Duke patur parasysh se zhvillimi i shëndëtesisë ka qënë gjithmonë i varur nga nxitja dhe zhvillimi i kërkimit shkencor, studimeve me cilësi të lartë dhe mbështetjes se orientimit të kërkimit drejt praktikës, fushat prioritare të kërkimit shkencor në shëndetësi do të jenë:
- Parandalimi i sëmundjeve dhe faktorët e riskut
- Shëndetit mendor
- Sëmundjet kronike me rëndësi të veçantë
- Sëmundjet infektive
- Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetsore