Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKKSHI) është një institucion juridik publik në varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. AKKSHI u krijua bazuar më VKM Nr. 607, datë 31.08.2016 "Për Krijimin, Përbërjen, Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit".
Krijimi i AKKSHI synon ndërtimin e një sistemi modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik, si dhe integrimin e tyre në sistemin e arsimit të lartë.
AKKSHI lehtëson shkëmbimin e njohurive, veprimtarisë së përbashkët dhe partneritetit brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kërkimit në vend dhe rajon.
Vizioni i themelimit të AKKSHI është krijimi i një strukture koordinuese dhe udhëzuese që bashkëpunon me institucionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë duke shërbyer zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, realizohet në përputhje me përparësitë kombëtare, zhvillimin e politikave shkencore dhe teknologjike dhe menaxhimin e Kërkimit dhe Zhvillimit të institucioneve të linjës.