“Instrumenti i NVM-ve” në kuadër të Programit Horizon 2020.

 

“SME Instrument”  ose Instrumenti i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) është programi pjesë e Horizon 2020, i cili mbështet me fonde NMV-të që janë në teritorin e vendeve të Bashkimit Europian si edhe ato të vendeve të asociuara dhe të lidhura me H2020-ën për projekte me potencial inovator si dhe financimin e ideve të reja për rritjen e produktivitetit dhe konkurencës, për shërbimet apo proçeset që janë të gatshme të përballen me konkurrencën e tregut botëror.

Informacion i detajuar gjendet në linkun më poshtë:

SME Instrument

Më poshtë një informacion i shkurtër mbi mënyrën e aplikimit në “SME Instrument”

Thirrjet mund të gjenden në Portalin e Pjesëmarrësve, në pjesën e dedikuar Programit Horizon 2020:

Funding and tenders

Aplikimi hap pas hapi për SME në Horizon 2020:  

Hapi i parë: Për regjistrimin e SME-s tek Portal Participation klikoni:

Participant Register

dhe në faqen e hapur kliko:

- create your account për të hapur llogarinë personale.

- Register Organisation

Hapi i dytë:  Për të gjetur tematikat e thirrjeve klikoni:

Topics for the SME instrument

Hapi i tretë: Klikoni mbi kokën e tematikës që i përshtatet fushës dhe projektit tuaj dhe tek    dritarja e re që hapet klikoni tek:   Submission Service

Projekt propozimet vlerësohen kundrejt kritereve të përcaktuara nga Vlerësuesit. Kriteret bazë janë Ekselenca, Impakti, Zbatueshmeria. Për çdo kriter projekt propozimet marrin një numër të caktuar pikësh mbi të cilët bëhet renditja dhe përzgjedhja e projekteve fituese.

Info: H2020 ONLINE MANUAL

H2020 Funding Guide