DREJTOR I PËRGJITHSHËM.

 ROBERT DUMI

Drejtori i Përgjithshëm ka për qëllim të realizojë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe të projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit (SHTI) në shkallë vendi, si dhe të sigurojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

00 355 4 222 24 09
info@nasri.gov.al

Elmira MILO

Asistente

info@nasri.gov.al

DREJTORIA E PROGRAMEVE NDËRKOMBËTARE

Drejtor Z. Robert DUMI

Misioni i Drejtorisë së Programeve Ndërkombëtare është të promovojë, monitorojë, koordinojë dhe mbështesë teknikisht bashkëpunimin bilateral dhe multilateral me vende të vecanta, me Bashkimin Europian, si dhe organizata dhe agjenci të huaja në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit, si dhe përgatit dhe propozon aktet e duhura ligjore dhe nënligjore për të rregulluar këtë veprimtari.

SEKTORI I PROGRAMEVE MULTILATERALE 2+1

 Përgjegjës Sektori Znj. Erinda Malaj

Sektori i Programeve Multilaterale ka për mision promovimin, mbështetjen teknike, koordinimin dhe monitorimin e bashkëpunimit multilateral me vende të veçanta, me Bashkimin Europian, si dhe organizata dhe agjenci të huaja në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit.

 

SEKTORI I PROGRAMEVE BILATERALE 2+1

Përgjegjës Sektori Znj. Evis Tasellari

Sektori i Programeve Bilaterale ka për mision promovimin, mbështetjen teknike, koordinimin dhe monitorimin e bashkëpunimit bilateral me vende të vecanta, me Bashkimin Europian, si dhe organizata dhe agjenci të huaja në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit.

DREJTORIA E PROGRAMEVE KOMBËTARE

Drejtore Znj. Marsela Robo

Misioni i Drejtorisë së Programeve Kombëtare është ndjekja, administrimi, menaxhimi dhe realizimi i të gjitha Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PPKZH), të Programit të Qendrave Kombëtare të Ekselencës (PQKE) dhe të  Programit të Teknologjisë dhe Inovacionit në vend.

SEKTORI I PROGRAMEVE KOMBËTARE 2+1

Përgjegjës Sektori Znj. Lidjana Shahinaj

Misioni i Sektorit të Programeve Kombëtare është ndjekja, menaxhimi, administrimi dhe realizimi i të gjitha projekteve në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PPKZH) dhe projekteve në kuadër të Programit të Qendrave Kombëtare të Ekselencës (PQKE) në vend. Sektori i Programeve Kombëtare siguron mbarëvajtjen e procesit të monitorimit dhe raportimit të projekteve në kuadër të PPKZH dhe PQKE.

SEKTORI I TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT 2+1

Përgjegjës Sektori Znj. Gentiana Spahiu

Misioni i Sektorit të Teknologjisë dhe Inovacionit është ndjekja e administrimit, menaxhimit  dhe realizimit të Programit të Teknologjisë dhe Inovacionit në vend, si dhe programin për financimin e projekteve që kanë të bëjnë me transferim teknologjie, sidomos në fushat prioritare të bujqësisë, ushqimit, mjedisit dhe shëndetit brenda kuadrit të Strategjisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 

SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE 2+1

Përgjegjës Sektori Znj. Vitori Lenja

Misioni i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse është realizimi, planifikimi, monitorimi dhe administrimi i fondeve, shërbimeve, burimeve njerëzore dhe potokoll-arkivën për institucionin. Zbatim i detyrimit ligjor në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin, ngritjen e kapaciteteve profesionale të tyre, në mënyrë që të përmbushen objektivat e njësisë administrative si dhe ofrimi i shërbimeve të ndryshme për specialistët në prapavijë. Mbështetja, organizimi, dhe administrimi, ruajtja e dokumentacionit të brendshëm e të jashtëm, në zbatim të detyrimeve ligjore në fuqi.