Bazuar në VKM Nr.903, datë 26.8.2009 “Për krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI)”, Bordi Drejtues është organi kolegjial vendimmarrës i AKTI-t, që miratohet me urdhër të Kryeministrit dhe kryesohet nga Ministri i Arsimit dhe Sportit. Bordi funksionon sipas parimit të barazisë së anëtarëve dhe mblidhet jo më pak se 6 herë në vit.

 

Në përbërje të Bordit Drejtues, janë:

  • Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike është nënkryetar i bordit drejtues;
  • Zëvendësministri i Financave, që mbulon çështjet e buxhetit;
  • Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, që mbulon çështjet e teknologjisë dhe të inovacionit;
  • Zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave;
  • Zëvendësministri i Shëndetësisë;
  • Kryetari i Konferencës së Rektorëve;
  • Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave;
  • Një përfaqësues nga shkollat e larta private, me, së paku, gradën shkencore
    “Doktor”, i cili propozohet nga Konferenca e Rektorëve, për një periudhë 4-
    vjeçare;
  • Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

 

Funksionet kryesore të Bordit Drejtues janë:

  • Propozon pranë Kryeministrit fondin e nevojshëm për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin dhe për funksionimin e AKTI-t;
  • Miraton financimin e programeve dhe të projekteve të SHTI-së, në përputhje me:
    1. FSHTI-në, parashikuar në ligjin e buxhetit;
    2. Përparësitë e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave;
    3. Vlerësimin e komisioneve të vlerësimit të programeve dhe projekteve;
  • Autorizon Drejtorin e Përgjithshëm të AKTI-t për nënshkrimin e kontratave të
    zbatimit të programeve dhe projekteve të miratuara;
  • Miraton raportin e veprimtarisë së AKTI-t, që i dërgohet Kryeministrit dhe bëhet
    publik;
  • Miraton përbërjen e komisioneve të vlerësimit të programeve dhe projekteve, sipas
    fushave të shkencës, në bazë të propozimit të drejtorit të përgjithshëmn të AKTI-së;
  • Shqyrton dhe miraton raportet e monitorimit dhe të vlerësimit të programeve dhe
    projekteve, të financuara nga AKTI.