Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKKSHI) është një institucion juridik publik në varësi të Kryeministrit.AKKSHI u krijua bazuar më VKM Nr. 903, datë 206.08.2009 "Për Krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit" përditësuar me VKM Nr. 480, datë 23.6.2010,"Për një shtesë në vendimin Nr. 903, datë 26.08.2009 Për krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit"; VKM Nr. 830, datë 13.10.2010 "Për një shtesë në vendimin Nr. 903, datë 26.08.2009 Për krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit"; VKM Nr. 6, datë 4.01.2012 "Për një ndryshim në vendimin Nr. 903, datë 26.08.2009 Për krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit" dhe VKM Nr. 606, datë 17.09.2014 "Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 903, datë 26.08.2009 Për krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit". Agjencia ka nisur punën në Mars 2010.

Krijimi i AKKSHI synon ndërtimin e një sistemi modern të shkencës, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik, si dhe integrimin e tyre në sistemin e arsimit të lartë.

AKKSHI lehtëson shkëmbimin e njohurive, veprimtarisë së përbashkët dhe partneritetit brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kërkimit në vend dhe rajon.

Vizioni i themelimit të AKKSHI është krijimi i një strukture koordinuese dhe udhëzuese që bashkëpunon me institucionet në fushën e shkencës dhe teknologjisë duke shërbyer zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, realizohet në përputhje me përparësitë kombëtare, zhvillimin e politikave shkencore dhe teknologjike dhe menaxhimin e Kërkimit dhe Zhvillimit të institucioneve të linjës.

rohan-makhecha-408608-unsplash