COST (Bashkëpunimi Evropian në Shkencë dhe Teknologji), është krijuar në vitin 1971, për të afruar shkencëtarët, politik-bërësit dhe shoqërinë në shkallë të gjërë brenda Europës dhe më tej.

COST është program i financuar nga Bashkimi Europian, i cili mundëson kërkuesit të krijojnë rrjete ndërdisiplinore kërkimi në Europë dhe më tej. Ky program financon organizimin e konferencave, takimeve, trajnimeve, shkëmbimeve të shkurtra shkencore, ose aktivitete të tjera në shkallë të gjërë të fushave kërkimore. Duke krijuar një mjedis ku njerzit dhe idetë mund të rriten, COST çel potencialin për zhvillimin e kërkimit shkencor.

 

COSTLogo

Në këtë kuadër COST ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e European Research Area (ERA). Një aksion i vetëm COST mund të zgjasë deri në 4- vjet. Kërkuesit mund të aplikojnë për t’u bashkuar aksioneve COST ekzistuese, ose të përfshihen në aktivitete të ndryshme të aksioneve COST. Për shpalljen e një aksioni COST, duhet mbështetja e të paktën 7- vendeve anëtare COST, të cilat kanë nënshkruar një Momerandum Mirëkuptimi.

Një pikë dalluese e programit COST është se ky program nuk financon kërkimin shkencor në vetëvete, por jep mbështetje për gjenerimin e rrjeteve të cilat përfshihen brenda COST.

Aksionet COST janë të hapura për kërkuesit e Universiteteve, Institucioneve Publike dhe Private, Oraganizatave Jo Qeveritare (OJQ), Industrinë dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM). Duhet theksuar se COST është programi më jetëgjatë në kuadrin Europian që mbështet bashkëpunimin mes kërkuesve, inxhinjierëve dhe hulumtuesve në të gjithë Europën.

Më date 26 prill 2018, struktura organizative e COST-it, Komiteti i Zyrtarëve të Lartë (CSO), ka pranuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim me të drejta të plota në programin COST (Bashkëpunimi Evropian në Shkencë dhe Teknologji). Shqipëria tashmë është vendi 37-të që i bashkohet programit COST.

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), është institucioni Koordinues për programin COST.

 Për çdo informacion ju mund te kontaktoni:

  • Robert Dumi në cilësinë e Përfaqësuesit Kombëtar në Komitetin e Zyrtarëve të Lartë të COST (angl.Committee of Senior Officials -CSO): Robert.Dumi@nasri.gov.al
  • Erinda Malaj në cilësinë e Përfaqësuesit Kombëtar në Komitetin e Zyrtarëve të Lartë të COST (angl.Committee of Senior Officials -CSO): Erinda.Malaj@nasri.gov.al
  • Evis Tasellari në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Programit COST- (angl.COST National Coordinator – CNC) : Evis.Tasellari@nasri.gov.al

 

Gjithashtu ju mund te merrni një informacion më të detajuar në faqen zyrtare: COST