Programi CEEPUS është një program bashkëpunimi, i inicuar në bazë të  ligjit nr. 25/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e Shkëmbimit të Studimeve Universitare në Europën Qendrore (CEEPUS III)” me qëllim bashkëpunimin ndërmjet Palëve Kontraktuese në fushën e arsimit të lartë, veçanërisht përmes lëvizjeve ndër-universitare.

Vendet anëtare të CEEPUS III janë: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia, Republika e Sllovakisë, Sllovenia, Universiteti i Prishtinës.

Nëpërmjet marrëveshjes CEEPUS, vendet anëtare nxisin dhe mbështesin lëvizjen e studentëve dhe profesorëve brenda institucioneve të arsimit të lartë për qëllime studimi e kërkimi, pra nxisin bashkëpunimin ndëruniversitar ndërkombëtar.

Universitete/fakultete të vendeve anëtare themelojnë rrjete universitare CEEPUS sipas fushës së përbashkët të studimit dhe mundësojnë në këtë mënyrë shkëmbimet e studentëve dhe profesorëve ndërmjet tyre.

 

CEEPUSLogo

Bazuar në Udhëzimin e Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë Nr. 4 datë 16.02.2018 “Për zbatimin e programit të shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS III në Republikën e Shqipërisë”, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe inovacionit, këtej e në vijim AKKSHI është caktuar si Zyra Kombëtare e CEEPUS për Shqipërinë, këtej e në vijim ZKC.

Zyra Kombëtare CEEPUS (National CEEPUS Office NCO) promovon dhe informon programin CEEPUS, administron aplikimet dhe bursat, ndihmon kandidatët në plotësimin e aplikimeve online, mban dhe zhvillon kontaktet me qendrën e CEEPUS në Vienë dhe zyrat e tjera homologe, etj.

Për çdo informacion shtesë ju mund të kontaktoni NCO kombëtare pranë AKKSHI-t:

Znjsh. Tea Gjata me adrese e-maili: tea.gjata@nasri.gov.al

Për çdo informacion shtesë mund  të kontaktoni: CEEPUS