Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) përfshijnë programet dhe projektet që aplikohen në përputhje me fushat prioritare të miratuara nga Këshilli i Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik (KPSHZHT) për një periudhë të caktuar kohe (trevjeçare ose më shumë sipas interesave të vendit).

Programet Kombëtare implementohen nëpërmjet projekteve që realizojnë objektivat e programit, ku bashkëpunohet me një ose më shumë Institucione apo grupe specialistësh. Secili Program Kombëtar është pajisur me dokumenacionin përkatës të hartuar nga një grup ekspertësh të fushave përkatëse me tituj e grada shkencore.

Për tu njohur me procedurën e paraqitjes, shqyrtimit dhe miratimit të projekteve që financohen në kuadrin e projekteve kombëtare për kërkim dhe zhvillim klikoni Këtu.

Për tu njohur me mënyrën e vlerësimit të projekteve që financohen në kuadrin e programeve kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit klikoni Këtu.

Për tu njohur me mënyrën e hartimit, miratimit dhe zbatimit të programeve kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit klikoni Këtu.

Për tu njohur me mënyrën e paraqitjes së raporteve shkencore  (studimeve) për projektet që financohen në kuadrin e programeve kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit klikoni Këtu.

Për tu njohur me mënyrën e raportimit mbi zbatimin e programeve kombëtare të kërkimit dhe zhvillimit klikoni  Këtu.

Për tu njohur me procedurën e monitorimit të projekteve fituese që financohen në kuadrin e programeve kombëtare për kërkim dhe zhvillim klikoni  Këtu.