Më datë 9 Maj 2019, Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Invoacionit (AKKSHI) organizoi në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër një ditë informative mbi programim Horizon 2020 dhe programin CEEPUS.

Në këtë takim ishin prezent studentë dhe profesorë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, universiteti “Luigj Gurakuqi”. Stafi akademik dhe studentët prezent në këtë takim u mirë informuan mbi të gjitha shtyllat dhe fushat e programit Horizon 2020 dhe programit CEEPUS.

Aktiviteti i organizuar pati një impakt shumë pozitiv dhe kërkuesit shkencor u shprehën se në të ardhmen do të rrisnin bashkëpunimin me AKKSHI-n dhe me aktorët e tjerë ndërkombëtar.