Komisioni Evropian organizon një aktivitet informues online, dedikuar dy thirrjeve të reja NATURE dhe BRIDGING, në kuadër të Programit të Punës 2026–2027 të Horizon Europe. Këto thirrje paraqesin mundësi për kërkuesit shkencorë dhe inovatorët në të gjitha grupimet tematike të Shtyllës II të programit.

  • NATURE synon të mbështesë mbrojtjen dhe restaurimin e natyrës, ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e teknologjive inovative për adresimin e sfidave mjedisore.
  • BRIDGING synon të lehtësojë kalimin nga kërkimi shkencor drejt investimit dhe zbatimit të inovacionit në treg, me fokus te inteligjenca artificiale, aksesi në të dhëna dhe infrastrukturat kërkimore.
    Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të njihen me objektivat dhe prioritetet e thirrjeve, temat e hapura për aplikim dhe udhëzimet praktike për hartimin dhe zbatimin e projekteve, si dhe do të kenë mundësi të bëjnë pyetje përmes sesioneve interaktive.

16 tetor 2026 | Ora 09:30 CET | Online

Për më shumë informacion dhe pjesëmarrje:

https://research-innovation-community.ec.europa.eu/events/eugq0jjabLAe8efhoXQBd/overview