Në kuadër të programit COST (European Cooperation in Science and Technology), janë miratuar 80 COST Actions të reja, të cilat synojnë të forcojnë bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar dhe të krijojnë mundësi të reja për studiuesit dhe inovatorët, me qëllim zhvillimin e kërkimit shkencor dhe shkëmbimin e njohurive në një fushë të caktuar.

Në këtë kuadër, studiuesit dhe ekspertët shqiptarë kanë mundësinë të bëhen pjesë e këtyre rrjeteve përmes përfshirjes në Komitetet e Menaxhimit (Management Committees – MC), duke kontribuar në drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve të rrjetit. Anëtarët e MC-së kontribuojnë në planifikimin e punës, organizimin e aktiviteteve dhe ndjekjen e objektivave të COST Action.

Për çdo COST Action, mund të emërohen deri në dy përfaqësues nga secili vend anëtar i COST për të qenë pjesë e Komitetit të Menaxhimit (MC).

Mbështetja

Programi COST mbështet studiuesit përmes financimit të aktiviteteve të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit ndërkombëtar. Është e rëndësishme të theksohet se COST nuk financon drejtpërdrejt kërkimin shkencor apo pagat e studiuesve, por mbështet aktivitete që lehtësojnë bashkëpunimin.

Procesi i emërimit

Emërimi në Management Committee (MC) mund të kryhet nga publikimi i Memorandum of Understanding (MoU) të COST Action deri në përfundim të vitit të tretë të jetëgjatësisë së Aksionit COST. Nëse emërimi bëhet pas takimit të parë të MC-së, ai i nënshtrohet procesit përkatës të validimit.

Procesi i aplikimit

Studiuesit dhe ekspertët shqiptarë të interesuar për t’u bërë pjesë e Management Committees (MC) të COST Actions mund të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën zyrtare të email-it të COST në Shqipëri: cost@nasri.gov.al

Kriteret e pranueshmërisë

Kandidati duhet:

  • Të jetë shtetas ose rezident i vendit pjesëmarrës;
  • Të jetë i angazhuar në një institucion të arsimit të lartë, kërkimit shkencor, inovacionit ose në një sektor përkatës;
  • Të ketë profil akademik ose profesional të lidhur me tematikën e COST Action;
  • Të zotërojë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar;
  • Të paraqesë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të përcaktuara.

Dokumentacioni i aplikimit

Dosja e kandidimit duhet të përmbajë:

  • Formularin e aplikimit;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër interesi/motivimi;
  • Evidenca të përvojës shkencore dhe profesionale;
  • Listën e publikimeve ose aktiviteteve përkatëse;
  • Deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit.

Kontakt

cost@nasri.gov.al