Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit është person juridik publik, në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin. Ajo është krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 607, datë 31.08.2016, “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacionit”, i ndryshuar.
Në këtë faqe
Misioni
Misioni i Agjencisë është ndërtimi i një sistemi shkencor modern. Agjencia punon për forcimin e kërkimit shkencor dhe teknologjik dhe për integrimin e tyre në strukturat e arsimit të lartë, duke lehtësuar shkëmbimin e njohurive dhe duke nxitur veprimtari e partneritete bashkëpunuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim forcimin e kapacitetit kërkimor në vend dhe në rajon.
Vizioni
Vizioni i Agjencisë është të jetë një strukturë koordinuese dhe udhëheqëse, që bashkëpunon me institucionet e shkencës dhe teknologjisë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, në përputhje me prioritetet kombëtare, duke mbështetur zhvillimin e politikave shkencore e teknologjike dhe duke administruar veprimtarinë e kërkimit dhe zhvillimit ndërmjet institucioneve.
Funksionet kryesore
- Forcimi i kërkimit shkencor dhe i zhvillimit teknologjik;
- Mbështetja e integrimit të tyre në sistemin e arsimit të lartë;
- Nxitja e partneriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e kërkimit.