1 min lexim
Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Geoheritage, Geotourism and Geoinformation”
Universiteti i Tiranës, Departamenti i Gjeografisë, në bashkëpunim me ProGEO Albania dhe ProGEO Kosova, organizoi me sukses Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Geoheritage, Geotourism and Geoinformation”, në kuadër të projektit “Zhvillimi i gjeoinformacionit për gjeomonumentet e Shqipërisë nëpërmjet teknologjisë GIS”, financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI. Kjo veprimtari mblodhi studiues dhe specialistë nga Shqipëria, Kosova, Çekia, Bullgaria dhe vende të tjera, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar.
Punimet e paraqitura trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me identifikimin, inventarizimin, vlerësimin dhe mbrojtjen e gjeotrashëgimisë, veçoritë gjeologjike dhe gjeomorfologjike të gjeositeve, potencialet e gjeoturizmit, si dhe përdorimin e teknologjive GIS, Remote Sensing dhe inteligjencës artificiale në studimin dhe interpretimin e territorit.
Pjesë e rëndësishme e konferencës ishte edhe ekspozita “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë”, ku ish-studentë të Gjeografisë dhe studentë të Masterit Shkencor paraqitën këndvështrimin e tyre për gjeomonumentet, si dhe bashkëpunimin student-pedagog.
Konferenca përbën një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kërkimit shkencor në fushën e gjeotrashëgimisë dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik kombëtar e ndërkombëtar.


Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI