Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) njofton për mundësinë e pjesëmarrjes të kërkuesve shqiptarë në Brokerage Events në kuadër të Horizon Europe (HE) Pillar II Clusters. Pjesëmarrja në këto event do të financohet nga AKKSHI nëpërmjet projekit NCP_WIDERA.NET project. Qëllimi i eventeve është promovimi i pjesëmarrjes së aplikanteve nga Shqiperia në projekte kërkimore në kuadër të thirrjeve Horizon Europe Pillar II. 

Lista e eventeve gjendet në link:  

https://www.ncpwideranet.eu/brokerage-events/

Kriteret e pranueshmërisë

Pjesëmarrësit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë punonjës në institucione kërkimore, IAL, SME, OJF, ose subjekte të tjera juridike që kanë në fokusin e veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor dhe inovacionin.
  • Të kenë minimalisht gradën Doktor (Dr.)/ ose të paktën tre vite eksperiencë në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Buxheti dhe mbështetja

Financimi do të kryhet nga AKKSHI në formën e një granti udhëtimi nëpërmjet procedurave të rimbursimit deri në 1000 EUR për udhëtim.

Shpenzimet që mbulohen nga AKKSHI janë:

  • Shpenzimet të transportit ndërkombëtar vajtje-ardhje;
  • Shpenzimet e transportit Aeroport-hotel dhe anasjelltas në shtetin pritës;
  • Shpenzimet e akomodimit;

Pas çdo pjesëmarrjeje në Brokerage Event, aplikantët përfitues duhet të paraqesin dokumentacion financiar që vërteton shpenzimet e mësipërme.

Procesi i aplikimit

  • Formulari i aplikimit
  • Curriculum Vitae (CV) në format Europass.
  • Konfirmimin e regjistrimit për pjesëmarrje në event.

Gjithashtu, në përfundim të eventit, pjesëmarrësit duhet të dërgojnë në adresën e mëposhtme,

  • Raportin e Pjesëmarrjes në event.

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresat e emailit:

programe.nderkombetare@nasri.gov.al