Është zhvilluar Konferenca e Dytë Ndërkombëtare “Mjedisi urban – Qytete të gjelbra, shëndet i mirë”, organizuar nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Universiteti Metropolitan i Tiranës dhe AKKSHI.

Eventi mblodhi studiues dhe ekspertë nga Shqipëria dhe vende të tjera, me pjesëmarrje fizike dhe online, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm urban. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në ndërtimin e qyteteve më të gjelbra, më të shëndetshme dhe më të banueshme.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e AKKSHI-t, znj. Daniel Pirushi, u ndal te roli dhe ndikimi i kërkimit shkencor dhe inovacionit në përballimin e sfidave bashkëkohore të zhvillimit urban.