Bordi i Administrimit

Bordi i Administrimit është organi kolegjial vendimmarrës i Agjencisë. Përbërja dhe funksionimi i tij përcaktohen me VKM nr. 607, datë 31.08.2016.

Bordi kryesohet nga ministri përgjegjës për arsimin dhe mblidhet jo më pak se gjashtë herë në vit.

Përbërja

Bordi përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:

  • Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike;
  • Dy përfaqësues të lartë të ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  • Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë;
  • Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë;
  • Një përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë;
  • Një përfaqësues i Konferencës së Rektorëve;
  • Një përfaqësues i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Kompetencat

  • Miraton fushat prioritare të kërkimit që financohen;
  • Ngre komisionet e ekspertëve për vlerësim;
  • Miraton rregulloret e brendshme;
  • Propozon buxhetin e Agjencisë;
  • Miraton financimin e projekteve mbi bazën e vlerësimit të ekspertëve;
  • Vlerëson veprimtarinë kërkimore në institucionet e arsimit të lartë;
  • Publikon raportin vjetor të veprimtarisë brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.