1 min lexim
Ditë informuese në Universitetin Politeknik të Tiranës për Thirrjen e Financimit të Studimeve të Doktoratës 2026
Universiteti Politeknik i Tiranës mirëpriti ndalesën e dytë të ditëve informuese për Thirrjen e Hapur për Financimin e Studimeve të Doktoratës.
Gjatë këtij takimi u prezantuan mundësitë e financimit dhe risitë e thirrjes së këtij viti, e cila përfshin dy kategori mbështetjeje. Një risi e rëndësishme është përfshirja e Doktoratave Industriale (Kategoria B), me fokus në mbështetjen e fushave STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe industrisë, për të adresuar nevojat konkrete të tregut përmes kërkimit shkencor dhe inovacionit.



Detaje
- Vendndodhja
- Universiteti Politeknik i Tiranës