Me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), vjen një mbështetje e drejtpërdrejtë për studentët e ciklit të tretë, përmes Programit Kombëtar të Financimit të Doktoraturave duke u krijuar mundësi konkrete për të zhvilluar kërkimin e tyre shkencor, me fokus te inovacioni dhe fushat STEM.

Programi Kombëtar i Financimit të Doktoraturave zbatohet mbi parimin “Një thirrje – dy kategori – një standard kombëtar”. Doktoratura kërkimore standarde (Kategoria A) dhe doktoratura industriale (Kategoria B) trajtohen si dy modalitete të së njëjtës skemë kombëtare financimi, me një kuadër të unifikuar administrativ, financiar, monitorues dhe transparence, duke synuar që puna kërkimore e studiuesve të rinj të prodhojë rezultate me vlerë për shkencën, ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Hapja e Aplikimeve: 01 Tetor 2026

Afati përfundimtar: 31 Tetor 2026, ora 10:00 AM

Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit inkurajojnë të gjithë kandidatët e interesuar të njihen me dokumentacionin e plotë të thirrjes dhe të paraqesin aplikimin brenda afatit të përcaktuar.

Shiko thirrjen.