1 min lexim
Shpallen fituesit e Thirrjes Dypalëshe Shqipëri–Turqi 2026–2028
Shqipëria dhe Turqia vijojnë bashkëpunimin në kërkim shkencor dhe inovacion, duke mbështetur projekte të përbashkëta dhe duke krijuar mundësi të reja për komunitetet akademike e shkencore të të dy vendeve
Në kuadër të Thirrjes Dypalëshe Shqipëri–Turqi 2026–2028, AKKSHI dhe TÜBİTAK kanë përzgjedhur për financim 5 projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore, mes universiteteve shqiptare dhe atyre të Turqisë, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e kërkimit të përbashkët, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës dhe forcimin e kapaciteteve të kërkuesve dhe institucioneve tona.
Përmes këtyre partneriteteve, kërkimi shkencor shqiptar zgjeron lidhjet ndërkombëtare dhe krijon më shumë ura bashkëpunimi me komunitetin shkencor turk, duke forcuar njëkohësisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në rrjetet ndërkombëtare dhe në Hapësirën Evropiane të Kërkimit.
Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI