Studimi shkencor “Post-pandemic anxiety among nurses and midwives: the role of intolerance of uncertainty, chronic conditions, and professional experience”, i realizuar në kuadër të Programit të Financimit të Doktoraturave nga AKKSHI, trajton ndikimin afatgjatë të pandemisë COVID-19 në shëndetin psikologjik të infermierëve dhe mamive në Shqipëri, duke u fokusuar te nivelet e ankthit, intoleranca ndaj pasigurisë, gjendjet kronike shëndetësore dhe përvoja profesionale.

Gjetjet treguan se intoleranca ndaj pasigurisë, prania e sëmundjeve kronike dhe përvoja më e ulët profesionale lidhen me nivele më të larta ankthi. Studimi nënvizon rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme psikologjike për infermierët dhe mamitë, në funksion të mirëqenies së tyre dhe përballimit të sfidave profesionale.
Për më shumë, lexoni artikullin e plotë: https://link.springer.com/article/10.1186/s12912-026-04939-8