Në revistën shkencore ndërkombëtare Ecologia Balkanica është publikuar artikulli “Evaluation of the Water Quality of the Rivers Used for the Irrigation of the Korçë Field, Albania”, i cili paraqet një vlerësim shkencor të cilësisë së ujërave të lumenjve Devoll dhe Dunavec, si burime të rëndësishme për ujitjen e tokave bujqësore në fushën e Korçës.

Ky studim është realizuar në kuadër të projektit “Vlerësimi i cilësive fiziko-kimike dhe biologjike të ujërave që përdoren për ujitjen e kulturave bujqësore në fushën e Devollit”, financuar nga Ministria e Arsimit dhe AKKSHI.

Për më shumë, lexoni artikullin:

https://eb.bio.uni-plovdiv.bg/wp-content/uploads/2025/08/eb20251178.pdf