Programi Europian Kuadër për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin
Horizon 2020 është programi më i madh Europian për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin duke vënë në dispozicion një fond prej afërsisht 80 Miliard Euro të vlefshëm për 7 vjet (2014 deri 2020), përpos investimit privat që këto para do të tërheqin. Ai premton më shumë progres, zbulime shkencore dhe vënie në zbatim të ideve të një niveli botëror.
Publikime
Botimi përmban 27 artikuj shkencorë të projekteve të zhvilluara në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit për vitet 2010 – 2014.
Aktivitete
Njoftime
Detyrat
Kryesore
AKKSHI ka mision mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe të projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit (SHTI), në shkallë vendi. Gjatë realizimit të misionit të tij, AKKSHI realizon detyrat e mëposhtme:
◎ Promovon bashkëpunimin me sektorin privat në fushën e SHTI-së;
◎ Ofron asistencë teknike për të gjitha institucionet në fushën e investimeve në SHTI;
◎ Promovon ngritjen e strukturave të SHTI-së në të gjitha nivelet;
◎ Monitoron dhe vlerëson veprimtaritë e SHTI-së, në shkallë vendi;
Programi i
Transparencës
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit - AKKSHI. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit"(LDI).