Në revistën shkencore ndërkombëtare XLinguae është publikuar artikulli shkencor “Linguistic Standardization and the Training of Interpreters in Albanian Sign Language: Challenges of an Emerging Field”, i realizuar në kuadër të projektit “Zhvillimi i kërkimit në gjuhën e shenjave shqipe: nga dokumentimi dhe pasurimi i fjalorit në analizën sociolinguistike të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë”.

Përmes këtij studimi vihen në fokus sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe, rëndësia e formimit akademik të interpretuesve, si dhe garantimi i aksesit të barabartë në komunikim për personat që përdorin gjuhën e shenjave.

Për më shumë, lexoni artikullin: https://www.xlinguae.eu/2026_19_2_4.html