1 min lexim
Artikull shkencor “Multiresidue Determination and Dietary Risk Assessment of Pesticides in Walnuts and Almonds Marketed in Albania Using LC–MS/MS and GC–MS/MS”
Në kuadër të financimit të doktoraturave nga AKKSHI, u realizua studimi “Multiresidue Determination and Dietary Risk Assessment of Pesticides in Walnuts and Almonds Marketed in Albania Using LC–MS/MS and GC–MS/MS”, i cili synon identifikimin e mbetjeve të pesticideve në arrat dhe bajamet e tregtuara në Shqipëri, si dhe vlerësimin e ekspozimit të konsumatorëve ndaj tyre dhe rrezikut të mundshëm për shëndetin.
Në kuadër të studimit, u analizuan 17 mostra (11 me arra dhe 6 me bajame), për praninë e më shumë se 600 llojeve të pesticideve. Rezultatet treguan se mbetje pesticidesh u identifikuan në 29.4% të mostrave të analizuara, të cilat i përkisnin ekskluzivisht produkteve të importuara. Megjithatë, të gjitha përqendrimet e identifikuara rezultuan nën nivelet maksimale të lejuara nga Bashkimi Evropian.
Studimi nënvizon rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të produkteve ushqimore në treg, forcimit të strategjive të kontrollit të bazuara në vlerësimin e riskut dhe harmonizimit të praktikave kombëtare me standardet evropiane të sigurisë ushqimore.
Për më shumë, lexoni artikullin:
Detaje
- Vendndodhja
- AKKSHI