Përmes thirrjes synohet të forcohet qasja strategjike ndaj investimeve në kërkimin shkencor, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturave kërkimore bashkëkohore, të integruara dhe me rëndësi kombëtare, që garantojnë përdorim të përbashkët dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Financimi mbështet krijimin dhe modernizimin e laboratorëve, qendrave kërkimore, pajisjeve shkencore, platformave digjitale dhe shërbimeve kërkimore, duke garantuar përdorim të përbashkët dhe qëndrueshmëri afatgjatë të investimeve publike.

Projektet do të orientohen në gjashtë fusha prioritare:

  • Biodiversiteti dhe Mjedisi
  • Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia
  • Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore
  • Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
  • Shkencat Sociale, Albanologjike dhe Trashëgimia Kulturore
  • Uji dhe Energjia

Ky program synon të fuqizojë kapacitetet kërkimore të universiteteve shqiptare, të nxisë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të rrisë konkurrueshmërinë e kërkimit shkencor shqiptar në hapësirën evropiane të kërkimit.

Për kriteret dhe procedurat e aplikimit, konsultoni Thirrjen dhe Udhëzuesin PIKSH 2027.