Universiteti i Letonisë, në kuadër të projektit AMBER HORIZONS – Empowering Research Leaders for Europe, të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes aksionit Choose Europe for Science, në kuadër të Marie Skłodowska-Curie Actions (MSCA), parashikon hapjen e një thirrjeje për 11 pozicione postdoktorale në Janar 2027.

Kjo iniciativë synon të mbështesë kërkuesit shkencorë në zhvillimin e karrierës akademike, realizimin e kërkimeve të pavarura dhe forcimin e aftësive drejtuese në kërkim.
Aktualisht, aplikimet nuk janë të hapura. Kriteret, dokumentacioni dhe procedurat e aplikimit do të publikohen nga Universiteti i Letonisë me hapjen zyrtare të thirrjes.

Për t’u informuar dhe përgatitur për aplikim, studiuesit e interesuar ftohen të konsultojnë paraprakisht informacionin mbi projektin, kriteret e kualifikimit dhe kushtet e pjesëmarrjes, si dhe të kontaktojnë Universitetin e Letonisë për çdo paqartësi.


Faqja zyrtare e projektit:

https://www.lu.lv/en/science/science-communication-1/amber-horizons/
Kontakt:

zd@lu.lv (Departamenti i Kërkimit Shkencor, Universiteti i Letonisë)